Flakët në Levan, Kreu i Emergjencave Civile: Situata problematike, tre persona pësojnë asfiksi

Date:

Share post:

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur nga Levani për situatën e zjarreve në vend, duke deklaruar se ajo vijon të mbetet problematike dhe se strukturat përkatëse po punojnë për të vënë nën kontroll vatrat aktive.

Çako bëri të ditur se për shuarjen e flakëve po ndërhyhet edhe nga ajri, me dy helikopterë dhe një avion Air Tractor, të angazhuar jo vetëm në Levan, por edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

“Është ndërhyrë nga ajri me dy helikopterë dhe një avion Air Tractor, jo vetëm në zonën e Levanit, por edhe në vatra të tjera zjarri në pjesë të ndryshme të Shqipërisë”, deklaroi Çako.

Sipas tij, prioriteti kryesor i strukturave të emergjencave mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe parandalimi i përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

“Prioriteti kryesor është mbrojtja dhe shpëtimi i jetës së njerëzve”, theksoi ai.

Gjatë situatës së krijuar nga zjarret, tre persona kanë pësuar asfiksi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet edhe për djegien e një banese të braktisur.

Çako kërkoi gjithashtu masa të ashpra ndaj personave që shkaktojnë zjarre në mënyrë të qëllimshme.

“Duhet të merren masa të ashpra ndaj autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme. Duhet dënim maksimal për personat që shkaktojnë zjarre me dashje”, deklaroi kreu i Emergjencave Civile.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën në terren, ndërsa mjetet ajrore po përdoren në zonat ku terreni dhe përhapja e flakëve vështirësojnë ndërhyrjen nga toka.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe...

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...