Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada/ Trump ndalon importin e një sërë produktesh kanadeze

Date:

Share post:

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përshkallëzohet, pasi administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të reja ndaj importeve kanadeze. Masat e reja prekin një sërë produktesh, përfshirë pijet alkoolike, produktet e qumështit, birrën, verën, motoçikletat dhe disa lloje metalesh.

Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 29 shtator.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, disa prej produkteve do të ndalohen plotësisht në SHBA, ndërsa për produkte të tjera do të rriten tarifat doganore.

Administrata Trump akuzon Kanadanë se po “diskriminon” bizneset amerikane, duke vendosur kufizime ndaj produkteve amerikane, ndërsa nuk aplikon të njëjtat masa për mallrat që vijnë nga vende të tjera.

Në listën e produkteve që do të ndalohen nga importi janë disa produkte të qumështit, përfshirë hirrën, birra joalkoolike, birra të prodhuara nga malti, një sërë produktesh vere, rumi dhe vodka, si dhe motoçikleta e mopedë.

Ndërkohë, tarifa më të larta do të aplikohen për produkte të ndryshme, mes tyre djathëra, letër, mobilje, dyshekë, alumin, hekur, varka me motor, karroca golfi dhe pjesë për pajisje peshkimi.

Vendimi amerikan vjen në të njëjtën ditë kur kanë hyrë në fuqi edhe kundër-tarifat e Kanadasë ndaj mallrave amerikane. Kryeministri kanadez Mark Carney paralajmëroi se shkëputja graduale nga SHBA-ja si partneri kryesor tregtar do të ketë një kosto, por sipas tij, kostoja e mosveprimit do të ishte edhe më e madhe.

Të dyja vendet kanë shprehur më parë gatishmërinë për të arritur një marrëveshje tregtare, por negociatat e fundit dështuan në fund të gushtit.

Lufta tregtare mes dy vendeve historikisht aleate ka shkaktuar shqetësim te bizneset në të dyja anët e kufirit. Ekspertët paralajmërojnë se përplasja mund të sjellë rritje të çmimeve dhe ulje të kërkesës për një sërë produktesh.

Ndërkohë, Kanadaja ka nisur edhe një valë bojkotesh ndaj produkteve amerikane, veçanërisht ndaj pijeve alkoolike, në një shenjë të reagimit publik ndaj politikës tregtare të administratës Trump.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...