Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, mbeten të plagosur punonjësit.

Date:

Share post:

Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në një karburant pranë zonës së Brrylit.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, punonjësit e biznesit kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën e parë pas mbërritjes së autoambulancës.

Nga shpërthimi është shkatërruar e struktura e karburantit dhe godina njëkatëshe ku qëndronin punonjësit.

Njëri prej tyre ngeci brenda për pak minuta, por ndërhyrja e banorëve të zonës bëri që t’i shpëtonte flakëve që kanë përfshirë biznesin.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit janë në vengjarje për të neutralizuar çdo rrezik të mëtejshëm, teksa qarkullimi në zonë është devijuar.

Banorët janë të alarmuar dhe kanë lënë të gjithë shtëpitë, në një kohë kur duhet të ishin duke u bërë gati për të shkuar në punë apo për të kryer detyrimet e një dite të zakonshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...