Dashuri mes të burgosurit dhe gardianes, e reja i shpëton burgut

Date:

Share post:

Një oficere burgu në Britaninë e Madhe i shpëtoi dënimit me burg pasi u përfshi në një lidhje tremujore me një të burgosur, të cilit i dërgoi video dhe foto intime, ku i shprehte edhe dashurinë e saj. Gjithçka u zbulua në telefonin që iu gjet të burgosurit gjatë një kontrolli.

Samantha Stowell, 23 vjeçe, kishte nisur një marrëdhënie me Conor Dobson gjatë kohës që punonte si oficere në burgun HMP Manchester, shkruan prestigjozja britanike “The Sun”.

Dobson ishte i dënuar për vrasjen e një gruaje 70-vjeçare në një aksident me makinë.

Gjykata u njoh me akuzën se Stowell dhe Dobson shkëmbyen një numër të madh mesazhesh, përfshirë foto dhe video intime.

Në disa prej komunikimeve, ajo i shprehte dashurinë dhe e quante veten “princesha e tij e vogël”.

Dobson i kishte shkruar se sytë e saj “e bënin të dashurohej”, ndërsa Stowell i ishte përgjigjur se ai e bënte të lumtur dhe se e donte.

Ajo gjithashtu i kishte shkruar se shpresonte që një ditë të ishin sërish “bashkë siç duhet”.

Gjykata u informua se Dobson kishte transferuar para në llogarinë bankare të Stowell përmes një personi tjetër.

Sipas prokurorisë, shumat arrinin në rreth 1,200 paund dhe ishin përdorur për blerjen e dhuratave.

Marrëdhënia u zbulua pasi punonjësit e burgut gjetën një iPhone gjatë kontrollit të qelisë së Dobson.

Pas arrestimit të saj, policia kontrolloi telefonin e Stowell dhe gjeti bisedat mes tyre.

Ajo më pas pranoi se kishte bërë një gabim dhe se nuk donte të përfundonte në burg. Stowell tha gjithashtu se kishte vlerësuar vëmendjen e Dobson pas ndarjes nga partneri i saj.

Samantha Stowell u deklarua fajtore për keqpërdorim të detyrës publike gjatë periudhës nga 13 marsi 2022 deri më 10 gusht 2023.

Ajo u dënua me gjashtë muaj burg, por dënimi u pezullua për 24 muaj.

Gjykatësi Patrick Field tha se një faktor lehtësues ishte mosha e saj në kohën e ngjarjes.

Megjithatë, ai theksoi se marrëdhënia me një të burgosur ishte “tërësisht e papërshtatshme” dhe se ajo e dinte këtë për shkak të trajnimit që kishte marrë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...