Ish-Këneta ngrihet në protestë, banorët bllokojnë rrugën: “Shirat po vijnë, do të përmbytemi sërish!”

Date:

Share post:

Banorë të Ish-Kënetës në Durrës kanë protestuar pasditen e sotme për problematikat e ndryshme me të cilat përballen, ndërsa sezoni i reshjeve po afron.
Protestuesit kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në rrugën “Vëllazërimi”, një segment i rëndësishëm që lidh qytetin me autostradën Durrës-Tiranë e anasjelltas, si dhe është pjesë e unazës së qytetit.


Në qendër të protestës së tyre ishte mungesa e investimeve në infrastrukturë, e cila sipas banorëve vijon të shkaktojë përmbytje të përsëritura në zonë. Ata shprehen gjithashtu se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për pasojat e përmbytjeve të fundit.
Një tjetër problem i ngritur prej tyre është mungesa e ndriçimit publik në disa rrugë, ndërsa akset e paasfaltuara, sidomos në kushtet e reshjeve, kthehen në burim rreziku dhe vështirësojnë lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.
Banorët kërkojnë ndërhyrje konkrete në infrastrukturë përpara nisjes së sezonit të shirave dhe investime, duke paralajmëruar se problemet e përsëritura mund të rëndohen edhe më tej me reshjet e ardhshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...