Armë, jelek antiplumb dhe mijëra euro, arrestohet pronari i hotelit në Fushë-Krujë

Date:

Share post:

Policia ka arrestuar në Fushë-Krujë 40-vjeçarin Adrian Gjebeshi, i njohur edhe si Adrian Merlika, pas një operacioni të zhvilluar në një hotel që raportohet se është në pronësi të tij.

Sipas informacioneve, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet ku ndodhej 40-vjeçari është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë. Gjithashtu, policia dyshohet se ka sekuestruar një jelek antiplumb dhe një shumë parash prej rreth 20 mijë eurosh.

Operacioni për kapjen e Gjebeshit raportohet se është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë.

Adrian Gjebeshi është një emër i njohur më herët për autoritetet. Ai është arrestuar edhe në vitin 2017 në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Fushë-Krujë.

Në atë kohë, Gjebeshi akuzohej për një tentativë vrasjeje ndaj një 25-vjeçari. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 21:00 në qendër të Fushë-Krujës.

Gjithashtu, 40-vjeçari rezulton me precedentë penalë edhe në Itali. Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me këto raste.

Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për operacionin, provat e sekuestruara dhe akuzat konkrete që rëndojnë ndaj 40-vjeçarit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...