Plagosi 36-vjeçarin turk në një lokal në Sauk, arrestohet në Greqi 19-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Date:

Share post:

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin në Greqi të një 19-vjeçari turk, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. I riu dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri të bashkëkombësit të tij, Halil Uçar, 36 vjeç, ngjarje e ndodhur më 9 mars në një lokal në zonën e Saukut, në Tiranë.

Sipas burimeve, në momentin e ngjarjes, autori i dyshuar dhe 36-vjeçari ndodheshin në tavolina të ndryshme, në kate të veçanta të lokalit. Pasi kishte përfunduar darkën në katin e parë, 19-vjeçari dyshohet se është ngjitur në katin e dytë, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Uçarit, duke e plagosur me një plumb në shpatull. Menjëherë pas të shtënave, ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Arrestimi i tij u bë në Greqi, gjatë një operacioni të zhvilluar nga efektivët e Ekipit të Parandalimit dhe Ndërmjetësimit (OPDI) të Mesinisë. Së bashku me 19-vjeçarin u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë turq, të moshave 21 dhe 22 vjeç.

Tre të rinjtë u ndaluan në rrugën kombëtare Kalamata–Pylos, ku policia greke ushtroi kontroll në automjetin me të cilin po udhëtonin. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 14.7 gramë marijuanë dhe një sasi e vogël kokaine, të cilat, sipas autoriteteve, posedoheshin bashkërisht nga të arrestuarit.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve, 19-vjeçari dhe 22-vjeçari paraqitën dokumente me autenticitet të dyshimtë, të cilat u sekuestruan nga policia. Nga kontrollet rezultoi se të dy qëndronin në mënyrë të paligjshme në territorin grek.

Verifikimet e mëtejshme zbuluan se ndaj 19-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, i shoqëruar me Njoftim të Kuq të Interpolit, me kërkesë të autoriteteve shqiptare. Sipas këtij njoftimi, i riu kërkohej për akuza që lidhen me vrasjen dhe mbajtjen e përdorimin e paligjshëm të armëve të zjarrit.

Në kuadër të operacionit, policia greke sekuestroi gjithashtu katër telefona celularë, karta identiteti dhe leje drejtimi të lëshuara nga autoritetet bullgare.

Ndaj tre shtetasve turq rëndojnë akuza për shkelje të legjislacionit mbi lëndët narkotike, të huajt dhe falsifikimin e dokumenteve. Ndërkohë, hetimet paraprake po vijojnë nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Kalamatës.

spot_img

Artikuj të lidhur

Bill Gates: Sulmet kibernetike me AI, rreziku më i madh

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se kërcënimi më i afërt nga inteligjenca artificiale nuk lidhet me...

Tronditet sërish Gjilani, vritet me armë zjarri një 29-vjeçar; dyshohet se autor është babai i tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë, në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një...

Do të shiste pistoletën, pranga 29-vjeçarit në Kamëz

Një 29-vjeçar, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga GJKKO, për trafikimin e...

Elita e artit botëror/ Helidon Xhixha zgjidhet Akademik Nderi në Firence

Skulptorit shqiptar Helidon Xhixha i shtohet një tjetër vlerësim në rrugëtimin e tij ndërkombëtar. Artisti nga Durrësi është...