Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 53-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Date:

Share post:

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 53-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari. Hetimet dhe ekspertiza mjekoligjore zbuluan se ai ishte vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.

Në pranga kanë përfunduar bashkëshortja e tij, 57 vjeçe, dhe djali 33-vjeçar. Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit.

Ngjarja u regjistrua më 3 nëntor, ndërsa pas një hetimi intensiv, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, dokumentoi rrethanat e vrasjes.

Sipas hetimeve, familjarët kishin raportuar se 53-vjeçari ishte sulmuar nga një kafshë e egër, por ekzaminimet mjekoligjore nxorën në dritë një tjetër version të ngjarjes.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi një pistoletë model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete të gjetur në oborrin e banesës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

spot_img

Artikuj të lidhur

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...

Aksidenti te Ura e Dajlanit rëndon trafikun në mbikalim

Qarkullimi i automjeteve në hyrje të Durrësit është vështirësuar për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në...