Zgjedhjet 2025 në qarkun Durrës/ KZAZ-të vlerësohen pozitivisht, por nuk munguan vonesat dhe sfidat teknike

Date:

Share post:

Administrimi i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Durrësit është vlerësuar si “i mirë”, sipas një raporti përfundimtar të publikuar nga Qendra për Zhvillim të Shoqërisë Civile (CSDC), me mbështetjen e ANTTARC dhe Institutit për Politika dhe Studime Ligjore (IPLS).

Monitorimi, i kryer nga 6 vëzhgues afatgjatë dhe 40 afatshkurtër, u përqendrua në punën e 7 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) që veprojnë në këtë qark. Sipas njoftimit te CSDC, raporti thekson se puna e këtyre strukturave dhe mënyrat se si i morën vendimet u vlerësua me nota mesatare 8.9 dhe 8.0, duke reflektuar një angazhim të përgjithshëm pozitiv në përgatitjen dhe zhvillimin e procesit zgjedhor. 

Megjithatë, nuk munguan problemet. Rreth 24% e komisioneve të qendrave të votimit u ngritën me vonesë, kryesisht për shkak të vonesave në propozimet e anëtarëve nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë. Ndërkohë, në 12% të qendrave të votimit u raportuan vonesa në shpërndarjen e materialeve zgjedhore, edhe pse pjesa më e madhe e logjistikës u menaxhua në kohë.

Zgjedhjet në qarkun Durrës u organizuan nga KQZ dhe 6 KZAZ, 4 në bashkinë Durrës, dhe nga një në Shijak e Krujë. Procesi i votimit u zhvillua në 493 qendra votimi, ndër to 346 në Durrës, 54 në Shijak dhe 93 në Krujë.

Raporti gjithashtu thekson problematikat në përshtatjen e qendrave të votimit për personat me aftësi të kufizuara, si dhe faktin që votimi me fletë në alfabetin Braille nuk u realizua. Në aspektin pozitiv, vlen të përmendet, sipas raportit, se 28.6% e anëtarëve të komisioneve ishin gra/vajza, ndërsa zgjedhësit e pakicës boshnjake u informuan edhe në gjuhën e tyre amtare.

Një tjetër element që ngre shqetësim është fakti se në 7 raste, partitë politike zëvendësuan komisionerët pa dhënë arsye. Ky fakt nënvizon nevojën për më shumë transparencë në menaxhimin e burimeve njerëzore në procesin zgjedhor.

Ky raport është publikuar në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e OSHC-ve në proceset zgjedhore, për një demokraci më të fortë dhe integrim të përshpejtuar në BE”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti synon të rrisë cilësinë e proceseve demokratike në vend përmes monitorimit dhe angazhimit aktiv të shoqërisë civile.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, humbin jetën 14 persona; 22 të plagosur

Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë të furnizojnë vendin me më shumë sisteme amerikane të...