Situatë kritike në Delvinë, Shefi i Komisariatit pëson djegie, asfiksohen edhe dy të tjerë

Date:

Share post:

Flakët që kanë përfshirë disa fshatra të Delvinës po shkaktojnë jo vetëm dëme materiale, por edhe rrezik serioz për jetën e banorëve dhe të forcave që ndodhen në terren për të përballuar situatën.

Shefi i Komisariatit të Delvinës, Agim Troci, ka pësuar djegie në krahë dhe këmbë, si dhe është asfiksuar nga tymi, ndërsa përpiqej të shpëtonte disa banorë nga zjarri. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku deklarohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në përpjekje për të ndihmuar në shuarjen e flakëve janë asfiksuar edhe shefi i krimeve të komisariatit, Joni Lame, si dhe një banor i fshatit Kopaçez, Apostol Zhupa. Të dy janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Situata është më kritike në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçez, ku Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit. Deri tani raportohet për shtëpi të shkrumbuara, stane të djegura dhe dhjetëra krerë bagëti të humbura. Flakët kanë përfshirë edhe kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit, e cila është shkatërruar plotësisht.

Autoritetet lokale dhe forcat zjarrfikëse janë në terren, ndërsa vijon përpjekja nga toka dhe ajri për të vënë situatën nën kontroll.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...