Shtëpia e së ardhmes nuk ka tulla. Arkitektët gjermanë propozojnë shtëpitë e gjalla

Date:

Share post:

Po sikur shtëpia juaj të mos ishte më thjesht një strukturë betoni e tullash, por një organizëm i gjallë? Një qenie që merr frymë, ushqehet me rrezet e diellit dhe prodhon energjinë e vet për të jetuar?

Harrojeni konceptin tradicional të ndërtesave. Imagjinoni një fasadë xhami, transparente, që strehojnë mijëra mikroalga të gjelbra, krijesa të padukshme me sy të lirë, por me potencial të jashtëzakonshëm. Ato bëjnë fotosintezë si çdo bimë tjetër, thithin dioksidin e karbonit, përthithin dritën e diellit dhe prodhojnë biomasë, një formë energjie e rinovueshme.

Por ky nuk është një skenar fantashkencor.

Në Hamburg të Gjermanisë, ekziston një ndërtesë që e ka bërë realitet këtë ide të së ardhmes. Që prej vitit 2013, ndërtesa BIQ (Bio Intelligent Quotient) është ndërtesa e parë në botë që përdor fasada me mikroalga për të prodhuar energji. Muret e saj funksionojnë si akuariume të gjalla, ku algat rriten dhe shumohen, ndërsa krijojnë hije të natyrshme për të ruajtur freskinë në brendësi.

Këto mikroalga nuk janë aty për dekor. Ato shndërrojnë dritën dhe CO₂ në energji të pastër, e cila përdoret për të ngrohur ujin dhe për të furnizuar dhomat me ngrohje. Në këtë mënyrë, ndërtesa bëhet thuajse e pavarur energjetikisht, duke e reduktuar ndjeshëm nevojën për burime të jashtme.

Ajo që dikur dukej si një ide e çmendur, sot është realitet dhe një model për të ardhmen.

Ky është një revolucion i heshtur që po ndodh në arkitekturë, ndërtimi nuk është më vetëm funksional, po bashkëjetues me natyrën. Qytetet e së ardhmes mund të mos jenë më beton dhe asfalt, por ekosisteme urbane të gjalla, ku ndërtesat jo vetëm që strehojnë jetë, por janë vetë të gjalla.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...