Të shtëna në autostradë, dy vëllezër në kërkim, pas një konflikti për parakalim me një 35-vjeçar

Date:

Share post:

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia, pasi qëlluan me armë zjarri në drejtim të një automjeti në të cilin ndodhej një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të datës 3 gusht, në autostradën Durrës-Tiranë, ku pas një përplasjeje verbale për një parakalim me makinë, situata ka degraduar në dhunë me armë. Sipas hetimeve paraprake të policisë së Durrësit, shtetasit Emiljano Domi, 46 vjeç dhe Elton Domi, 40 vjeç, të dy banues në Xhafzotaj, kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte shtetasi L. Sh., 35 vjeç.

Për pasojë, 35-vjeçari ka mbetur i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Durrësit ka identifikuar autorët e dyshuar dhe po punon intensivisht për kapjen e tyre. Të dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...

Nafta “djeg” xhepat e shqiptarëve/ Më e shtrenjta në Europë në raport me të ardhurat

Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe...

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...