Një viktimë dhe disa të shtruar në spital pas konsumimit të brokolit të konservuar, sekuestrohet produkti në gjithë Italinë

Date:

Share post:

Një ngjarje tragjike që ka ndodhur në Kalabri, disa orë më parë, po ka ndezur alarmin në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor kombëtar në Itali.
Prokuroria e Paolës ka urdhëruar sekuestrimin urgjent, në shkallë kombëtare, të një produkti ushqimor të dyshuar për helmim: bëhet fjalë për kavanozë me brokoli në vaj, që mendohet se kanë shkaktuar një intoksikim të rëndë nga botulizmi në provincën e Cosenza-s.

Bilanci është i rëndë: një viktimë dhe nëntë persona të shtruar në spital, mes tyre edhe dy familjarë të viktimës.

Viktima është Luigi Di Sarno, 52 vjeç, turist nga Cercola (Napoli), i cili po kalonte pushimet në Kalabri.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, pasi kishte shfaqur simptomat e para, Di Sarno ishte paraqitur në një klinikë private në Belvedere Marittimo, por më pas kishte vendosur të nisej vetë drejt shtëpisë me makinë. Gjatë udhëtimit, gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm dhe vdiq në afërsi të Lagonegro, me shumë gjasë si pasojë e veprimit të neurotoksinës së botulizmit.

Hetimet dhe sekuestrimi i produktit

Prokuroria, nën drejtimin e prokurorit Domenico Fiordalisi, ka hapur një hetim me dyshimet për “vrasje si pasojë e një krimi tjetër” dhe “tregtim i ushqimeve të dëmshme”. Autoritetet janë gjithashtu duke verifikuar mundësinë e përgjegjësisë mjekësore, lidhur me mënyrën se si u trajtua rasti në klinikën ku u paraqit viktima.

Ndërkohë, është vendosur bllokimi dhe tërheqja nga tregu i të gjitha kavanozëve me brokoli në vaj, në përpjekje për të parandaluar raste të tjera të mundshme të helmimit.

Në një njoftim zyrtar, Departamenti i Shëndetësisë i Rajonit Kalabri bëri me dije se është aktivizuar protokolli emergjent, në bashkëpunim me Qendrën Anthelmimit të Pavias, e vetmja në Itali e autorizuar për menaxhimin e rasteve të botulizmit.

Sipas ligjit, asnjë rajon dhe asnjë spital nuk ka të drejtën të ruajë antidotin në strukturat e veta, pasi ai shpërndahet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Farmacisë Ushtarake dhe Qendrës së Pavias.

Aktualisht, Spitali “Annunziata” i Cosenza-s ka në dispozicion një rezervë të antidotit, një masë e jashtëzakonshme përballë situatës emergjente.

Vetëm disa ditë më parë, një tjetër intoksikim serioz me botulizëm u regjistrua në Sardenjë, gjatë një eventi gastronomik të quajtur “Fiesta Latina” në Monserrato dhe Tortolì. Në atë rast, 8 persona përfunduan në spital me simptoma të ngjashme dhe dyshohet se shkaktar ishte një sallatë guacamole.

Në të dyja episodet, po hetohet për praninë e bakterit Clostridium botulinum, që prodhon neurotoksinën vdekjeprurëse. Autoritetet kanë frikë se alarmi ushqimor mund të përhapet më tej, ndërsa hetimet vazhdojnë në disa drejtime.

Kujdes i shtuar për këto produkte, edhe pse po tërhiqen nga tregu, duhet nga të gjithë bashkëkombasit tanë që po pushojnë këtë verë në shtetin fqinj!!!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...