Zjarr masiv në Cepo të Gjirokastrës

Date:

Share post:

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme zonën kodrinore të njësisë administrative Cepo, duke rrezikuar drejtpërdrejt fshatrat Humelicë dhe Picar. Flakët, të nxitura nga era e fortë dhe terreni i thatë, janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, duke përfshirë barishte dhe shkurre.

Situata shfaqet veçanërisht problematike në faqet e kodrave dhe në hapësirën mes dy fshatrave, ku zjarri po përparon drejt zonave të banuara. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për izolimin e vatrave, me synim ndalimin e përhapjes së tyre drejt banesave.

Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon ende.
Njësia administrative Cepo bën pjesë në bashkinë Gjirokastër dhe përfshin disa fshatra, mes të cilëve Humelicë, Picar, Zhulat, Fushëbardhë, Mashkullorë dhe Labovë e Kryqit. Zona është kryesisht malore e kodrinore, me terren të thyer dhe me sipërfaqe të mëdha me barishte e shkurre, që e bën të prekshme ndaj zjarreve në periudhat e thata.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...