Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, në fshatin Bogdan të Beratit, një ngjarje e rëndë ka përfunduar me humbjen e një jete. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi Th. Kuqi, 53 vjeç, banues në të njëjtin fshat, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me synimin për të vrarë një kafshë të egër.
Nga pakujdesia, plumbi ka goditur shtetasin Adriatik Toska, 57 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Ata po ruanin arën nga derrat e egër, por ruajtja dhe gjuetia u kthyen në tragjedi.
Policia e Beratit ka ndaluar menjëherë 53-vjeçarin për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
©️zërionline


