Fotografia, dritare lirie edhe brenda mureve të burgut

Date:

Share post:

Në Ditën Ndërkombëtare të Fotografisë, të burgosurat dhe paraburgosurat e IEVP Pojskë në Pogradec patën mundësinë të shprehnin botën e tyre të brendshme përmes artit fotografik.

Çdo foto e realizuar prej tyre nuk ishte thjesht një imazh, por një dritare drejt lirisë, një pasqyrë e ndjenjave dhe mendimeve që nuk mund t’i kufizojnë muret. Përmes objektivit, ato gjetën mënyrën për të folur ndryshe, duke treguar se krijimtaria mbetet gjithmonë e lirë, pavarësisht rrethanave.

Arti i fotografisë u kthye në një mjet reflektimi, shprese dhe fuqizimi personal. Një kujtesë se edhe në hapësira të kufizuara, shpirti krijues gjen gjithmonë rrugën për të dalë në pah.

Fotot e realizuara në këtë ditë u ndanë edhe nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve shqiptare, Klevis Qose, i cili theksoi se iniciativa të tilla nuk kanë vetëm vlerë artistike, por edhe një dimension human, duke i dhënë zë dhe hapësirë krijimtarisë së grave në kushte të vështira.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...