Prokuroria e Durrësit kërkon burgim të përjetshëm për Hysen Metën dhe 30 vjet për motrën e tij Hygertën. Kërkohet burg edhe për vëllain dhe nënën e tyre

Date:

Share post:

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Hysen Meta, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt 2024 në Shënavlash të Durrësit. Përveç tij, akuza ka kërkuar edhe dënime nga 3 deri në 30 vite burg për pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në krim.
Sipas dosjes hetimore të procedimit penal nr. 386/2024, ka rezultuar se Hysen Meta, në bashkëpunim me motrën e tij Hygerta Meta, kishin planifikuar me qetësi eliminimin e të atit. Të pandehurit, sipas Prokurorisë, siguruan armën e krimit dhe vendin ku do ta kryenin vrasjen. Në ditën e ngjarjes, teksa viktima ndodhej në kuzhinë, Hyseni e qëlloi katër herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.
Hetimet zbuluan se pas krimit, Hyseni dhe Hygerta ndërmorën një sërë veprimesh për të zhdukur gjurmët, mbyllën vrimën e plumbit në mur, spostuan divanin ku kishte ndërruar jetë viktima, mbështollën trupin dhe e groposën në një kasolle bagëtish, vetëm pak metra larg banesës. Ata gjithashtu larguan automjetin nga shtëpia, zhdukën sendet personale të viktimës dhe armën e krimit. Për ta bërë edhe më të besueshme zhdukjen, Hyseni bëri kallëzim në polici, duke pretenduar se babai ishte larguar me dëshirë nga banesa.
Në seancën gjyqësore të datës 16 shtator, Prokuroria paraqiti kërkesat përfundimtare.

Për Hysen Metën, akuza ka kërkuar shpalljen fajtor për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim dhe dënim me burgim të përjetshëm, për “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe dënim me 3 vite burg, si dhe fajtor për “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” dhe dënim me 5 vite burg. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimi i dënimeve në një të vetëm u kërkua burgim i përjetshëm.

Për Hygerta Metën kërkoi shpalljen fajtore për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim dhe dënim me 25 vite burg, si dhe për “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” dhe dënim me 5 vite burg, total u kërkuan 30 vite burg.

Për Amarildo Metën shpalljen fajtor për “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” dhe dënim me 5 vite burg.

Për Blerina Metën, nënën e tyre, prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtore për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe dënim me 3 vite burg.

Në sallën e gjyqit, Hygerta Meta ka pranuar se krimin e ka kryer vëllai i saj Hyseni, në praninë e saj. Të tjerët kanë mohuar pjesëmarrjen, por sipas Prokurorisë, provat janë të mjaftueshme për t’i shpallur fajtorë.
Ngjarja e Shënavlashit pati tronditur opinionin publik për shkak të përmasave të krimit brenda familjes, ndërsa gjykimi pritet të mbyllet së shpejti me vendimin e Gjykatës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...