Dita Ndërkombëtare e Detarisë, Porti i Durrësit hap dyert

Date:

Share post:

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Detarisë, Porti i Durrësit u kthye sot në një qendër aktivitetesh dhe bashkëbisedimesh nën moton “SEA the future, waves of tomorrow”. Aktiviteti synoi të theksojë rolin e sektorit detar si një motor zhvillimi ekonomik, por edhe si hapësirë për inovacion, punësim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Serena Kovaçi, Drejtore e Qendrës së Ekselencës për Çështje Detare tha:
“Ky aktivitet bashkon profesionistë, institucione, akademikë dhe të rinj për të ndarë ide, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e së ardhmes… synojmë që ky aktivitet të sjellë në vëmendje rëndësinë që detaria ka si motor i zhvillimit ekonomik, teknologjik dhe social. Deti, që ka qenë gjithmonë pjesë e historisë sonë, sot është më shumë se kurrë pjesë e së ardhmes.”

Një nga temat kryesore ishte vizioni i ri për zhvillimin e kompleksit portual të Durrësit, i cili ka hyrë në një fazë transformimi me investime të rëndësishme, përfshirë ndërtimin e Portit të ri Tregtar në Porto Romano dhe të Marinës Turistike.

Kreshnik Bajraktari, Drejtor ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës u shpreh:
“Ky vizion merr jetë përmes dy projekteve madhore, Porti i ri tregtar në Porto Romano dhe Marina. Ato do të transformojnë rrënjësisht infrastrukturën portuale, duke e bërë Portin e Durrësit dhe Porto Romanon më konkurrues, më të qëndrueshëm dhe më të integruar me zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.”

Përmes paneleve, ekspozitave dhe prezantimeve, vizitorët u njohën me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e sektorit detar, ndërsa një vend të veçantë zuri edhe frymëzimi i brezit të ri që e shikon detin jo vetëm si pjesë të historisë, por edhe si një mundësi për të ndërtuar karrierën e tyre.
R. N.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...