Bashkia e Durrësit në kërkim të drejtorëve të rinj

Date:

Share post:

Bashkia e Durrësit ka shpallur sot zyrtarisht pozicionet e lira të punës për Drejtorin Ekonomik dhe Drejtorin e Shërbimeve Sociale. Të dyja këto poste kanë mbetur vakant që prej muajit korrik, pas dorëheqjes së Ermal Lufos dhe Meme Xhaferrajt, të cilët së bashku me drejtues të tjerë të bashkisë dhe administratorët e 11 njësive administrative dhe rajoneve iu përgjigjën të detyruar kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të lënë funksionet e tyre.

Edhe pse kanë kaluar mbi dy muaj nga dorëheqjet dhe drejtorët kanë qenë në dispozicion, procesi për zëvendësimin e tyre ka hyrë vetëm tani në një fazë të re, atë të shpalljes së vendeve të lira përmes procedurave ligjore të shërbimit civil. Fillimisht, pozicionet do të ofrohen për nëpunësit civilë të së njëjtës kategori për lëvizje paralele, apo ngritje në detyrë, ndërsa në rast se mbeten sërish vakante, ato do të hapen edhe për kandidatët jashtë shërbimit civil.

Ndërkohë, vetëm javën e kaluar, kryebashkiakja Emiriana Sako pranoi zyrtarisht dorëheqjet e 5 administratorëve të zonave rurale, njësive administrative Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Sukth, Rrashbull, duke emëruar 4 pasues të rinj. Ende jo atë të Sukthit.
Për drejtoritë e bashkisë, megjithatë, po ndiqet një procedurë më e gjatë dhe konkurruese, çka ka shtyrë afatin e risfreskimit të stafit drejtues në një prej bashkive më të mëdha të vendit.

Ky proces pritet të testojë jo vetëm interesin e nëpunësve civilë për të marrë pozicionet e drejtimit duke sjellë thjesht rotacion drejtuesish brenda për brenda bashkisë, por edhe të sjellë figura të reja në administratën vendore të Durrësit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...