Thellohet tragjedia e familjes Hazisllari nga Maliqi i Korçës. Pas humbjes së jetës së nënës, 40-vjeçares Merjeme Hazisllari dhe djalit të saj 14-vjeçar Luka Hazisllari, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes edhe 6-vjeçarja. Ngjarja e rëndë ndodhi në Maliq të dielën e kaluar. Banesa ku ndodheshin nëna me dy fëmijët me spektrin autik u përfshi nga flakët. Një ditë para tragjedisë vogëlushja kishte festuar ditëlindjen. 40-vjeçarja dhe djali 14-vjeçar humbën jetën nga asfiksia, ndërsa 6-vjeçarja u dërgua në gjendje të rënduar në Pediatrinë e QSUT-së në Tiranë, por fatkeqësisht ka humbur jetën këtë të premte, pas rreth gjashtë ditësh.
I vetmi i mbijetuar nga familja është babai, Valentino i cili nuk ndodhej në banesë në momentin kur ra zjarri.
©️zërionline


