Ndodh dhe kjo në burgun grek! I riu shqiptar gëlltit rreth 140 gram doza kokaine

Date:

Share post:

E denjë për skenarët e filmave, por ka ndodhur në një nga burgjet greke ku vuajnë dënimin dhe mjaft prej bashkëkombasve tanë. Ngjarja e pazakontë është zbuluar nga gardianët e burgut të Larisas në Greqi.

Një i burgosur shqiptar, 28 vjeç, është evidentuar teksa kishte gëlltitur plot 84 paketime kokainë. I riu po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt atij të Larisas në Greqi, kur i është nënshtruar kontrollit të gardianëve të burgut. Pasi i janë nxjerrë dozat e kokainës, është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram. Informacionet nga mediat greke bëjnë me dije detaje se si autoritetet që kanë ndërmarrë këtë akt e kanë realizuar nxjerrjen e dozave të drogës, por një gjë është e sigurtë, pozitat e tij para ligjit në shtetin fqinj janë rënduar, duke iu shtuar dhe një tjetër akuzë.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...

Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin

Sot është dita e parë pa asnjë zjarr. 10 vatra janë shuar, ndërsa nuk raportohen as aktive dhe...