Ja si u zbulua dhe u ekzekutua nga policia serbe kosovari Faton Hajrizi. 

Date:

Share post:

Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi të premten se autori i vrasjes së policit serb u ekzekutua. Në lokalizimin e Faton Hajrizit ndihmoi një informacion i marrë nga banorë të zonës ku ai fshihej.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë publikoi fotografinë e të dyshuarit për krime, kur njëri nga vendasit informoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska. I kërkuari u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.

Më parë ai kishte deklaruar se vetëm i vdekur mund të kthehej në burg.

Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë. Pas raportimeve, ai deklaroi se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. Për dokumentet që u gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka marrë kur ishte në Gjermani. Ai bëri me dije se ka dhënë deklaratë në Policinë e Hannoverit për rreth gjashtë orë, ku edhe ka hapur rast për humbjen e dokumenteve. Vrasja e policit serb ndodhi pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nuk ka ‘fund’ droga e sekuestruar e ‘të tmerrshmit të Beratit’, gjenden edhe 26 kg kokainë në banesën e Lulzim Cakës, vendi ku e...

Një tjetër sasi lënde narkotike, që dyshohet se është e së njëjtës linjë me atë të sekuestruar më...

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...