Lot dhe dhimbje, sot i jepet lamtumira e fundit familjes Kola

Date:

Share post:

Mëngjesin e sotëm, në portin e Durrësit mbërritën me traget nga Bari trupat e katër anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht në Itali si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre.

Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 44 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola 23 vjeç dhe Xhesika Kola 16 vjeç, u pritën nga familjarë dhe të afërm në Durrës, për t’u përcjellë më pas drejt vendlindjes së tyre, në fshatin Gryksh të Peqinit.

Edhe pse prej vitesh jetonin dhe punonin në Itali, familja Kola kishte ruajtur lidhje të forta me vendlindjen. Sot, ata u kthyen për herë të fundit në shtëpinë e tyre, aty ku do të prehen përgjithmonë.

Trupat e pajetë mbërritën në Gryksh mes dhimbjes së thellë të familjarëve dhe banorëve të zonës. Qindra qytetarë u bashkuan jo vetëm në ceremoninë mortore, por edhe në një nismë solidariteti për të mundësuar kthimin e trupave në Shqipëri.

Ngushëllimet po priten nga nëna e Artit, vëllai i tij dhe të afërm të tjerë, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga një atmosferë zie për humbjen tragjike të katër anëtarëve të së njëjtës familje.

Një tragjedi që ka prekur jo vetëm Grykshin, por mbarë opinionin publik, në Itali e Shqipëri, duke lënë pas dhimbje dhe pikëpyetje për një ngjarje që shoi një familje të tërë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...

Aksident me vdekje në Durrës

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin...

E vetmja e llojit të saj, pas 83 vitesh gjendet në Detin Jon anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes së saj, një nga silurueset më të rralla të marinës gjermane të...

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...