Arrestohet ish-princi Andrew për çështjen Epstein

Date:

Share post:

Ish princi Andrew Mountbatten-Windsor është anëtari i parë i lartë i familjes mbretërore i arrestuar në historinë moderne.

Veprimi i policisë për prangosjen e tij, erdhi pas zbulimit të mesazheve elektronike nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, të cilat duket se tregojnë se ish-duka dhe vëllai i Mbretit Charles ka ndarë raporte për vizita zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapor gjatë viteve 2010-2011, shkruan The Guardian.

Në atë periudhë, ai shërbente si përfaqësues i veçantë i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë ndërkombëtare dhe investimet, sipas dokumenteve që janë bërë publikë së fundmi nga qeveria amerikane.

Shpërndarja e informacioneve sekrete me Epstein

Policia britanike  theksoi se arrestimi u bë si pjesë e hetimeve për abuzim të mundshëm të detyrës publike nga ish-princi. Dokumentet e Jeffrey Epstein të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së zbuluan se Andrew kishte ndarë dokumente të ndryshme konfidenciale me financuesin pedofil, veçanërisht raportet mbi vizitat e tij zyrtare në Kinë, Vietnam, Hong Kong dhe Singapor kur ai ishte një i dërguar qeveritar për tregtinë dhe industrinë midis viteve 2010 dhe 2011. Më 30 nëntor 2010, për shembull, Andrew i përcolli Epstein hulumtimin e kryer nga një prej bashkëpunëtorëve të tij, Amit Patel, pesë minuta pasi e mori atë.

Një tjetër email, në prag të Krishtlindjeve të vitit 2010, duket se i ka dërguar Epstein një informacion konfidencial mbi mundësi investimi në rindërtimin e provincës Helmand në Afganistan.

Situata e rëndë përreth Andrew ishte bërë e qartë herët këtë mëngjes, kur kryeministri Keir Starmer theksoi në një intervistë për BBC se “askush nuk është mbi ligjin” dhe se ish-princi, për këtë arsye, do të përballej me drejtësinë si çdo njeri tjetër i vdekshëm. 

Disa minuta më vonë, fotografët e stacionuar në Sandringham kapën imazhe të disa makinave të errëta që mbërrinin në vilën e ish-princit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...