Sherr me armë te Rruga e Kavajës

Date:

Share post:

Përplasja me armë ka ndodhur mesditën e së premtes në Rrugën e Kavajës, në kryeqytet, pranë kompleksit “Delijorgji”.

Sipas informacioneve, raportohet se i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori i ngjarjes është identifikuar si Besjan Ferazini, i cili është ende në kërkim.

Dyshimet janë se ky i fundit ka pasur një lidhje me bashkëshorten e të plagosurit, dhe pasi janë konfliktuar e ka plagosur me armë.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila njofton njoftoi më herët se është identifikuar autori dhe se po punohet për arrestimin e tij.

“Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën“, njoftoi policia. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...