Kroçiera “SeaDream II” viziton për herë të parë Shqipërinë

Date:

Share post:

Durrësi, një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë dhe një destinacion i njohur turistik, ka pritur për herë të parë kroçierën norvegjeze “Seadream II”. Mëngjesin e 29 korrikut ajo ndaloi në portin e Durrësit, ndalesë që e përfshiu në turin e saj, i cili ka filluar nga Dubrovniku në Kroaci dhe do të përfundojë në Pire të Greqisë. Ky fakt shënon një ngjarje të rëndësishme në sektorin e turizmit të kroçierave për portet shqiptare. Vitin e fundit ka një rënie të tyre në portin më të madh të vendit.

“Seadream II” ka në bord rreth 100 turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolumbia, Zvicra dhe vende të tjera, duke sjellë një përzierje të kulturave dhe interesave të ndryshme në këtë vizitë të veçantë. Kroçiera e njohur për komoditetin dhe shërbimin e jashtëzakonshëm është një shembull i shkëlqyer i luksit dhe personalizimit në turizmin detar.

Gjatë ndalesës në Durrës, kapiteni i portit detar Durrës, Taulant Allka, vizitoi bordin e kroçierës dhe i dorëzoi kapitenit norvegjez të “Seadream II” një dhuratë simbolike si kujtim nga kjo ndalesë e parë në një port shqiptar. Kapiteni norvegjez Charles Teige u shpreh mjaft i kënaqur dhe plot kuriozitet për të eksploruar më tej Durrësin dhe Shqipërinë. Ai u shpreh i bindur se kjo ndalesë e parë nuk do të jetë e fundit dhe se Shqipëria do të përfshihet në itineraret e ardhshme të Mesdheut të kompanisë norvegjeze, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në promovimin e vendit si një destinacion tërheqës për kroçiera të tjera në të ardhmen.

Në Durrës, turistët u përfshinë në një tur të qytetit, duke vizituar amfiteatrin romak dhe atraksione të tjera historike. Aktivitetet përfshinë ekskursione në plazhe dhe degustime të kuzhinës lokale, duke ofruar një shije të kulturës shqiptare.

“Jemi nga SHBA dhe për herë të parë shkelim në Shqipëri. Është emocionuese, pasi kishim dëgjuar për vendin shumë vite më parë, por atëherë nuk lejohej ta vizitoje”, u shpreh një çift amerikan.

Ky hap është një mundësi e artë për Durrësin, që tani mund të shpresojë për një rritje të vazhdueshme të frekuencës së kroçierave në port, që duket se ka një frenim vitin e fundit, duke sjellë përfitime ekonomike dhe duke rritur profilin e qytetit si një destinacion tërheqës për vizitorët ndërkombëtarë. Suksesi i kësaj eksperience është një sinjal pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe mund të nxisë investime të tjera në infrastrukturë dhe shërbime turistike në rajon.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim...

Lamtumirë Flora Brovina, ikonë e qëndresës! Nga mjeke gazetare dhe poete, në burgjet e Serbisë dhe në Kuvendin e Kosovës

Flora Brovina nuk ishte vetëm një emër i politikës së Kosovës. Ishte mjeke që gjendej pranë fëmijëve në...

Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet nga SPAK...

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...