‘Sterilizimi’/ GJKKO dënon me 28 vite burg 8 të pandehur

Date:

Share post:

28 vite burg në total ka dhënë Gjykata e Posaçme për 8 të pandehurit e dosjes “Sterilizmi”.

GJKKO ka dënuar me 6 vite burg KlodIan Rrjepajn, ish-zëvendësministër i ministrisë së Shëndetësisë, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar ish-zëvendësministri do të vuajë vetëm 4 vite burg.

Edhe biznesmeni, Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, dhe do të kryejë dënimin për vetëm 4 vite.

Rrjepaj dhe Rrapaj janë shpallur të pafajshëm për veprën penale grup i strukturuar kriminal. Gjithashtu, pritet që biznesmeni dhe ish-zëvendësministri të lënë qelinë për pak javë, pasi kanë përmbushuar afatet e dënimit nëpërmjet paraburgimit, ku ndodhen prej gushtit 2025.

Marsela Serjanaj, drejtoreshë juridike është dënuar me 3.6 vite burg, që i ulet në 2.4 vite burg, por do të lirohet pasi ka përmbushuar afatet e dënimit në arrest shtëpi.

Edhe Sajmir Kadiu, drejtori ekonomik në ministri është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, por do të lirohet pasi ka përmbushuar afatet e dënimit gjatë arrestit të shtëpisë.

Petraq Mersini, i cili është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, që i ulet në 2 vite e 4 muaj burg, e cila iu konvertua në shërbim prove për 24 muaj.

Arben Gjata u dënua me 3.5 vite burg, që është ulur në 2 vite e 4 muaj. Dënimi ëhstë pezulluar dhe gjata ështëvendosur në shërbim prove për 24 muaj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...