Rama ndërpret konferencën për shtyp, ja çfarë ndodhi në përballjen live me gazetarët

Date:

Share post:

Kryeministri Edi Rama ndërpreu për pesë minuta konferencën për shtyp pas përplasjes me gazetaren Ambrozia Meta. Kreu i qeverisë u pyet se përse janë futur në burg njerëz që nuk kanë paguar energjinë dhe kanë ndërtuar pa leje, ndërkohë që nuk është pranuar kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut.

“Nuk kam thënë kurrë burg për ata që nuk paguajnë dritat. Kam thënë burg për ata që i vjedhin dritat. Ata që nuk i paguajnë, kam thënë që duhet të priten dritat. Në burg nuk shkon për diçka që nuk shkruhet në Kodin Penal. Kanë hyrë në burg persona që kanë vjedhur dritat. Ndërtimi pa leje është në Kodin Penal i sanksionuar dhe është një vepër penale që ndëshkohet sipas shkallëve, por edhe me heqjen e lirisë”, tha Rama.

Gazetarja insistoi për të marrë një përgjigje nga kreu i qeverisë lidhur me Ballukun, por kreu i ekzekutivit kërkoi të mos ndërpritet në përgjigjet e tij.

Pas rreth 10 minutash debat, Rama e ndërpreu për pesë minuta konferencën për ta rifilluar sërish.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë pas mesnate në Tiranë, plagoset rëndë një person 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës në zonën pranë Casa Italia-s, në Tiranë. Sipas informacioneve,...

Zjarr në Fllakë, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një...

Rusia godet kompleksin e ambasadorit shqiptar në Kiev

Kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo është bërë shënjestër e sulmeve ruse. Lajmi është dhënë nga...

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...