Sherr mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë në spital

Date:

Share post:

Një konflikt në familje është regjistruar mbrëmjen e sotme në një fshat të Durrësit, ku një i moshuar dyshohet se ka goditur me sende të forta dhëndrin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Xhafzotaj. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur në kokë me sende të forta dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç, pas një konflikti mes tyre.

Si pasojë e përplasjes, të dy burrat kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në konfliktin mes dy familjarëve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...