Aksi rrugor Lezhë-Milot mbulohet nga tymi, digjen goma pranë urës mbi lumin Mat

Date:

Share post:

Digjen sërish goma në autostradën pranë urës së Milotit, në Kurbin. Re tymi toksik mbulojnë zonën duke u kthyer në një problem serioz për banorët dhe përdoruesit e rrugës.

Fenomeni po përsëritet kryesisht gjatë fundjavave, duke shkaktuar ndotje të lartë të ajrit dhe shqetësim për komunitetin.

Sasi të mëdha gomash janë djegur pranë aksit rrugor, duke krijuar re të dendura tymi dhe duke përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në zonë, ndërsa askush nuk ndërhyn për t’i dhënë fund situatës dhe vënë para përgjegjësisë personat që shkaktojnë ndotjen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...