Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI

Date:

Share post:

Shqipëria ka bërë progres në sigurinë kibernetike duke u renditur në vendin e 9-të në botë nga Indeksi i Sigurisë Kombëtare (NCSI), me një rezultat prej 92.5 pikësh.

Ky pozicionim përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme, duke reflektuar një ngjitje të qëndrueshme nga vendi i 54-t në vitin 2023 dhe vendi i 15-të në vitin 2025, drejt një renditjeje ndër vendet më të avancuara në nivel global në këtë fushë.

Vlerësimi i NCSI bazohet në analizën e kapaciteteve kombëtare për menaxhimin e rreziqeve kibernetike, përfshirë kuadrin ligjor dhe politik, mbrojtjen e shërbimeve thelbësore, menaxhimin e incidenteve kibernetike, si dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Rezultati i Shqipërisë reflekton përmbushjen e një game të gjerë treguesish që lidhen me organizimin institucional, reagimin ndaj incidenteve dhe masat parandaluese në nivel kombëtar.

Gjatë kësaj periudhe, strukturat përgjegjëse kanë menaxhuar me sukses një sërë incidentesh dhe kërcënimesh kibernetike, duke forcuar kapacitetet për identifikimin, analizimin dhe reagimin në kohë reale. Përvoja e krijuar nga këto raste ka kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së sistemeve të informacionit në nivel kombëtar.

Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.

Renditja në këtë nivel konfirmon avancimin e Shqipërisë në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm të sigurisë kibernetike dhe përputhjen me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

Çfarë është NCSI?

National Cyber Security Index (NCSI) është një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e përgatitjes së shteteve për të parandaluar kërcënimet dhe për të menaxhuar incidentet kibernetike. Ai zhvillohet nga E-Governance Academy (EGA) në Estoni, një organizatë e njohur globalisht për ekspertizën në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.

Indeksi përfshin 112 shtete dhe vlerëson mbi 40 indikatorë që mbulojnë: kuadrin ligjor dhe institucional, mbrojtjen e shërbimeve kritike dhe të dhënave personale, kapacitetet e reagimit dhe menaxhimit të krizave, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Kjo arritje e Shqipërisë është ndarë përmes rrjeteve sociale edhe nga kryeministri Rama.

https://ncsi.ega.ee/country/al

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...