Vrau bashkëmoshatarin, nis gjyqi për të miturin, babain dhe xhaxhain e tij

Date:

Share post:

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjyq shtetasin e mitur E. Guri, për veprën penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’.
Gjithashtu dhe shtetasit Edison Guri, Roland Guri dhe Flori Çela, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Ngjarja e rëndë ndodhi më më datë 14.08.2025, në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg, pasi viktima ishte konfliktuar fizikisht me një tjetër të mitur, shtetasin E. Guri, banues në të njëjtin fshat.

Nga këqyrja e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit, u konstatua se viktima dhe autori i dyshuar ishin përfshirë në një konflikt fizik, thuhet në njoftimin zyrtar. Gjithashtu nënvizohet se në video shfaqet qartë se shtetasi E. Guri mbante në dorë një thikë, ndjek viktimën mes tavolinave të verandës dhe pas një përleshjeje dhe rrëzimi në tokë, e godet me mjetin prerës, duke i shkaktuar plagën fatale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...