Tragjedi në Fier/ I moshuari vret bashkëshorten dhe më pas veten

Date:

Share post:

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur pasditen e sotme zonën e Roskovecit, në qarkun e Fierit.

Sipas informacionit paraprak të bërë me dije nga Policia, rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri (pushkë) bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre.

Pas krimit, i moshuari dyshohet se ka vrarë edhe veten.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Policia njofton se hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Beteja sot në “Niko Dovana”/ Teuta-Pogradeci, kush e fiton

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit pret sot, të shtunën në orën 16:00, ndeshjen vendimtare të play-out-it të “Abissnet...

Sonte Finalja e Eurovision ’26, Si të votoni këngën “Nân” dhe Alis

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën e Wiener Stadthalle në Austri, ku do...

Punimet në zonën e mbrojtur të Akërnisë, banorët e Vlorës në protestë kundër ndërtimeve

Gjatë protestës, qytetarët kanë shembur rrethimin e vendosur nga firma që po kryen punimet, duke kërkuar ndërprerjen e...

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçierën “SIRENA”

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçierën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme...