Padi në Gjykatë për parkimet në rrugë me pagesë

Date:

Share post:

Këshilltarët demokratë të Bashkisë Durrës padisin në gjykatë Bashkinë Durrës dhe Këshillin Bashkiak për parkimin me pagesë në rrugët e sheshet publike.
Lajmi u bë i situr nga Joni Myshketa në rrjetin social Facebook. Ai ka shprehur sërish kundërshtimin e tij të fortë ndaj vendimit për parkim me pagesë në qytet. Ai thekson se ky vendim është i nxituar dhe është miratuar pa bërë transparencën e duhur për qytetarët.

Myshketa ka kritikuar mungesën e transparencës në miratimin e këtij vendimi dhe ka bërë me dije se, pas refuzimit të kërkesës së tyre për mospranimin e aktit normativ nga Prefekti i Qarkut Durrës, ai së bashku me Blerina Reçi, Sami Osmani dhe Samet Vata kanë dorëzuar një kërkesë padi në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë. Kjo kërkesë synon shfuqizimin e aktit normativ që vendos parkingjet me pagesë.

Myshketa thekson se veprimet e tij dhe të grupit të këshilltarëve demokratë janë në përputhje të plotë me retorikën e tyre politike, duke mbrojtur interesat e qytetarëve durrsakë. Sipas Myshketës, projekti është kundër interesave të qytetit, pasi është miratuar pa shqyrtuar të gjitha alternativat e mundshme për qytetarët.

Duke përfunduar, Myshketa shpreh besimin për një vendim të drejtë nga Gjykata, duke theksuar se ai dhe grupi i tij do të mbeten gjithmonë në shërbim të Durrësit dhe banorëve të tij, përballë çdo abuzimi me të drejtat e tyre.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...