Të shtëna me armë në Memaliaj, vritet një person

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj të Tepelenës. Dyshohet se 1 person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se viktima është identifikuar si Endri Goxhaj, 33 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes disa personave, i cili më pas ka përshkallëzuar në përdorimin e armës. Dyshohet se autori, i identifikuar si Daniel Nela, ka qëlluar me armë zjarri ndaj viktimës.

Krimi ka ndodhur në afërsi të qendrës së Memaliajt, përpara një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet S.K. Menjëherë pas ngjarjes, kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...