“Bukuroshja e Durrësit” rikthehet në muze, por ende e copëtuar dhe jo gati për publikun

Date:

Share post:

Një nga risitë më të rëndësishme të rihapjes së Muzeut Arkeologjik të Durrësit është rikthimi i mozaikut të njohur “Bukuroshja e Durrësit”, i cili për dekada ka qenë i ekspozuar në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë. Me hapjen e muzeut më 28 prill, vepra antike është kthyer në qytetin ku u zbulua, duke shënuar një moment simbolik për trashëgiminë arkeologjike të Durrësit. Mozaiku duhej të ekspozohej në hyrje të Muzeut, por jo. I kanë lënë një kthinë, hapësirën që më parë shërbente kryesisht për ekspozita dhe aktivitete kulturore.

Punimet për restaurimin e Muzeut Arkeologjik nisën në vitin 2022, në kuadër të programit EU4Culture. Edhe pse projekti u shoqërua me vonesa gjatë zbatimit, ai ka sjellë një nga zhvillimet më të rëndësishme për muzeun, rikthimin e një prej mozaikëve më të njohur të antikitetit shqiptar në vendin e origjinës.

Megjithatë, ekspozimi i “Bukuroshes së Durrësit” ende nuk është i aksesueshëm plotësisht për publikun. Mozaiku është vendosur në një hapësirë të veçantë në katin e parë të muzeut, por aktualisht ndodhet në kushte të kufizuara ekspozimi, me ndriçim të dobët dhe pa akses të plotë për vizitorët.

Burime pranë institucionit bëjnë të ditur se vepra është ende në proces finalizimi të vendosjes nga restauratorët nga Tirana dhe ata të Durresit dhe pritet që së shpejti të shfaqet në mënyrë të plotë dhe të vizitueshme.

Rikthimi i mozaikut në Durrës është realizuar me vendim të Ministrisë së Kulturës, duke i dhënë fund ekspozimit të tij në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë.

“Bukuroshja e Durrësit”, një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të fillimit të shekullit të kaluar, mbetet një nga simbolet më të spikatura të artit antik dhe identitetit historik të qytetit bregdetar. Me këtë rikthim, Durrësi forcon profilin e tij si një nga qendrat kryesore të trashëgimisë arkeologjike në Shqipëri, ndonëse sfida e vënies së plotë në funksion mbetet ende e hapur.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...