Banorët e “Kalasë” rikthehen para Bashkisë Durrës, Kërkojnë sqarime për projektin TID

Date:

Share post:

Tensioni dhe paqartësia mbi të ardhmen e pronave në qendrën historike të Durrësit kanë sjellë sërish reagimin e banorëve të lagjes “Kala”. Një përfaqësi e tyre u mblodh këtë të martë para Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar takim me kryetaren Emiriana Sako dhe më shumë informacion mbi projektin TID për rijetëzimin e zonës historike.

Banorët thonë se prej muajsh nuk marrin përgjigje konkrete për fatin e banesave të tyre dhe se ndryshimet në projekt po bëhen pa konsultim me komunitetin e prekur. Ata kërkojnë transparencë, sidomos pas pretendimeve se disa objekte po kalojnë nga statusi “për prishje” në “restaurim”, pa u bërë publike kriteret e vendimmarrjes.

“Po rrimë me ankth çdo ditë se duan të prishin shtëpitë për lulishte, ndërkohë që bëhen pallate. Lulishtet i kishim dhe i prishën”, u shpreh një prej banoreve.

“Jemi mbledhur banorë të lagjes Kala për t’u informuar. Kemi muaj që tentojmë ta takojmë kryetaren dhe nuk e gjejmë”, u shpreh një tjetër banor.

“Duam transparencë sepse po ndryshohet destinacioni i disa banesave nga prishje në restaurim, por pa pasur asnjë konsultim me banorët që preken”, theksoi urbanistja dhe njëkohësisht banore e zonës, Entela Koja.

Sipas tyre, tentativat për të zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë kanë mbetur pa përgjigje prej kohësh. Pas mungesës së një reagimi nga bashkia, banorët paralajmëruan se do të rikthehen sërish nesër për të kërkuar informacion mbi projektin dhe ndikimin e tij tek familjet e tyre.

Rreth tre muaj më parë, kryeministri Edi Rama reagoi edhe përmes podkastit të tij lidhur me debatin për projektin, duke e cilësuar atë strategjik për të ardhmen e Durrësit dhe zhvillimin turistik të vendit. Rama deklaroi se Zona Arkeologjike A është pjesë e trashëgimisë kombëtare dhe botërore, ndërsa theksoi se ndërhyrje të ngjashme, përfshirë shpronësime, janë kryer edhe në vende si Italia dhe Greqia për mbrojtjen e pasurive arkeologjike.

Sipas tij, projekti mbështetet mbi Planin e Menaxhimit të Integruar të hartuar nga Ministria e Kulturës dhe të konsultuar publikisht që në vitin 2022, ndërsa pati theksuar se procesi do të realizohet “me ndjeshmëri dhe drejtësi ndaj banorëve”.

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...