Pjesëmarrja e ulët në homazhin-protestë për Egli Progën në Durrës: Zëri i Josibës, apel për drejtësi dhe integritet

Date:

Share post:

Në Durrës, pjesëmarrja në homazhin-protestë “Drejtësi për Eglin” ishte e ulët, po zëri i reagimit qytetar nuk mungoi. Mungesa e pjesëmarrjes mund të jetë pasojë e mungesës së organizimit të mirëfilltë. Edhe pse të pranishmit nuk ishin të shumtë, situata mbartte një peshë të rëndë emocionale dhe morale për komunitetin.

Ndër personat e paktë që morën pjesë ishte edhe Josiba Osmani, oficere sigurie në gjimnazin publik “Gjergj Kastrioti”. Ajo vendosi lule në homazh të kujtimit të Egli Progës, duke shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen dhe motrën e viktimës. Osmani, në fjalën e saj, theksoi se familja nuk është e vetme në këtë dhimbje dhe se të gjithë ata që kërkojnë drejtësi duhet të jenë të bashkuar në këtë përpjekje.

Me një indinjatë të dukshme, ajo bëri apel për një shtet të së drejtës. Ajo kërkoi verifikimin e integritetit profesional të atyre që hetojnë ngjarjet dhe marrin vendime lidhur me to, duke theksuar rëndësinë e një sistemi drejtësie që u shërben qytetarëve dhe mbron interesat e tyre.

Kjo pjesëmarrje e ulët dhe zëri i Osmanit reflektojnë një shqetësim të thellë në lidhje me mënyrën se si trajtohen çështjet e rëndësishme të drejtësisë dhe sigurisë në vend. Zëri qytetar i Josibës thekson nevojën urgjente për qytetarë të angazhuar dhe një sistem institucionesh ligjzbatuese dhe drejtësie që duhet të mbrojë medoemos qytetarët dhe të drejtën e tyre themelore për jetën duke siguruar drejtësi pêr të gjithë në shoqëri.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...