Valët e nxehta dhe Turizmi rritën çmimet në bregdetin Shqiptar

Date:

Share post:

Rritja e numrit të turistëve të huaj dhe temperaturat e larta të kësaj vere dhe kanë ndikuar ndjeshëm në ekonominë e Shqipërisë, duke çuar në rritjen e çmimeve, veçanërisht në zonat bregdetare. Ky fenomen nuk është i pazakontë për periudhën turistike, por këtë vit ka pasur një ndikim më të madh, duke pasur parasysh ndryshimet klimatike dhe rigjallërimin e sektorit të turizmit pas pandemisë.

Rritja e temperaturave ka krijuar një kërkesë të shtuar për shërbime dhe produkte, të tilla si akomodimi, ushqimi dhe pijet freskuese, duke shkaktuar një tendencë rritjeje të çmimeve. Në disa raste, kjo rritje ka qenë mjaft e ndjeshme, duke prekur më shumë se turistët, vendasit.

Gjithashtu, fluksi i lartë i turistëve të huaj ka bërë që tregu të përjetojë një presion të jashtëzakonshëm për të përmbushur kërkesën, çka ka sjellë një rritje të çmimeve për të gjitha kategoritë e shërbimeve dhe produkteve. Pronarët e bizneseve, veçanërisht marketeve shprehen se kanë parë një mundësi për të përfituar nga ky fluks dhe maksimizuar fitimet në sezonin e verës që për hir të së vërtetës zgjat mbi 5 muaj, për shkak të ditëve me diell.

Në anën tjetër, kjo rritje e çmimeve mund të ketë pasoja afatgjata për ekonominë vendore, veçanërisht nëse perceptohet si një fenomen i përhershëm.

E ndërsa pagat në sektorin publik po rriten ndjeshëm në atë privat janë të palëvizshme duke e kthyer në sfidë përballimin e kostos së jetesës për shumë qytetarë. Një rritje e vazhdueshme e çmimeve do të diktonte dhe në rënien e fluksit të turistëve që mund të zgjedhin destinacione të tjera më të përballueshme në të ardhmen, duke ulur potencialin e ardhshëm ekonomik të zonave bregdetare të Shqipërisë. Ndaj, është e rëndësishme që aktorët ekonomikë dhe autoritetet të shqyrtojnë me kujdes ndikimin e çmimeve të larta dhe të marrin masa për të balancuar nevojën për fitime të menjëhershme me qëndrueshmërinë afatgjatë të sektorit turistik.

Vali Qyrfyçi

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...

Tragjedi në Gjilan/ Pranga 65-vjeçarit për vdekjen e djalit dhe mbesës 3-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe foshnja e tij, vetëm...