Gjobvënës 20 mijë eurosh edhe Shefi i Antitrafikut në Durrës. SPAK e arreston për Korrupsion dhe Shpërdorim detyre

Date:

Share post:

Me urdhër të SPAK prangoset kryekomisari i policisë në Durrës. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për Rajonin Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka arrestuar në flagrancë Kryekomisarin Gazmir Preçi, i cili shërbente si Shef i Sektorit kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Kryekomisari është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u krye pas hetimeve intensive të udhëhequra nga SPAK, të cilat përfshinë përdorimin e metodave speciale të hetimit. Gjatë këtyre hetimeve, janë siguruar prova që tregojnë se Kryekomisari Gazmir Preçi, duke shfrytëzuar pozitën e tij, i kishte kërkuar një biznesmeni në Durrës shumën prej 20 mijë eurosh. Në fazën e parë, ai ka marrë një pagesë prej 10 mijë eurosh nëpërmjet shantazhit, duke kërcënuar me bllokimin e aktivitetit të biznesit të shtetasit në fjalë.

Gjatë arrestimit, autoritetet kanë sekuestruar si prova materiale shumën prej 10 mijë eurosh, dokumente që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate celularë.

Hetimet po vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar ndonjë punonjës tjetër të përfshirë në këtë rast.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Haga dha verdiktin, Kosova në protestë: Çfarë pritet tani për Thaçin dhe tre ish-krerët e UÇK-së?

25 vite për Hashim Thaçin, 25 për Jakup Krasniqin, 18 për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin....

Plagosja me armë në Durrës, reagon policia: 61-vjeçari qëlloi 52-vjeçarin, vijon kërkimi

Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të...

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...