Kosova në pritje, Gjykata e Durrësit liron Noizyn me garanci pasurore prej 5 milionë lekësh

Date:

Share post:

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka vendosur të lirojë me garanci pasurore reperin e njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Vendimi u mor sot dhe pritet që Rajku të paguajë shumën prej 5 milionë lekësh, për të shmangur masën e arrestit me burg të kërkuar nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, Noizy, së bashku me DJ-in e tij dhe disa persona të tjerë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj Medi Isenit, i njohur në TikTok si “Medi”, dhe mikut të tij, Bekim Hadergjonaj. Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në një klub nate në Pejë, ku të dy grupet ndodheshin për arsye të ndryshme.

Pas këtij incidenti, Medi Iseni bëri kallëzim penal në Policinë e Kosovës ndaj Noizyt, Arkimed Lushajt (i njohur si “Stresi”), dhe Baftjar Bajraktarit. Konflikti dyshohet se ka lindur për shkak të videove të publikuara nga Iseni në TikTok, ku reperët Noizy dhe Stresi ofendohen.

Gjykatësi Shkëlzen Liçaj, pasi shqyrtoi çështjen, vendosi që të pranojë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit që ishte arrest në burg për arsye ekstradimi, po pas kërkesës së mbrojtjes dhe akuza ra dakord për caktimin e “Garancisë Pasurore” si një alternativë ndaj masës arrest me burg për Rigels Rajkun. 

Gjykata caktoi shumën e garancisë pasurore në 5 milionë lekë, të cilën Rajku duhet ta depozitojë brenda pesë ditëve. Deri në depozitimin e shumës, ai do të qëndrojë në gjendje arresti dhe vetëm pas depozitimit të shumës, prokurori i çështjes duhet të verifikojë dokumentacionin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të Rajkut, ose të konfirmojë masën e arrestimit me burg, nëse ka ndonjë parregullsi.

Gjithashtu, vendimi i gjykatës do t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë, ndërsa palët kanë të drejtë ankimi brenda pesë ditëve nga marrja e njoftimit.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...