Inspektim në burgun e Durrësit nga deputetët

Date:

Share post:

Puna dhe standardet e trajtimit të personave të privuar nga liria në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës kanë qenë në fokus të një vizite monitoruese të zhvilluar nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, në bashkëpunim me përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Gjatë inspektimit, anëtarët e delegacionit, mësohet se u njohën nga afër me kushtet e akomodimit, shërbimet që ofrohen për të dënuarit dhe paraburgosurit, si edhe programet rehabilituese që zbatohen në institucion me synim riintegrimin e tyre në shoqëri.

Vizita u zhvillua në kuadër të misionit mbikëqyrës të institucioneve përgjegjëse për garantimin e respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria dhe monitorimin e standardeve të trajtimit në sistemin penitenciar.

Një pjesë e veçantë e vizitës iu kushtua edhe aktiviteteve të organizuara me rastin e 1 Qershorit për fëmijët e personave që vuajnë dënimin në këtë institucion, duke vënë theksin te rëndësia e ruajtjes së lidhjeve familjare dhe mbështetjes sociale.

Sipas drejtuesve të IEVP Durrës, institucioni vijon të mbetet i angazhuar në përmirësimin e kushteve, forcimin e programeve rehabilituese dhe respektimin e dinjitetit njerëzor në përputhje me standardet ligjore dhe ato ndërkombëtare.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...