Aksident në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një grua

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar të dielën në aksin kombëtar Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy mjete dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjetet. Dy persona të plagosur u transportuan me ambulancë drejt Spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore, po një prej tyre, një grua, e cila ishte pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit në zonën e Memëlishtit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...

Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe...

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...