Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton fondet për familjet e prekura nga përmbytjet dhe vendime të tjera për rindërtimin

Date:

Share post:

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar mbledhjen e sotme vendime me interes të drejtpërdrejtë për qindra familje që presin dëmshpërblimin nga përmbytjet, përfitimin nga programi i rindërtimit dhe bonusin e strehimit.

Një nga vendimet më të rëndësishme ishte miratimi për përdorimin e një fondi prej 109.3 milionë lekësh për likuidimin e plotë të ndihmës financiare për 377 familje të dëmtuara nga përmbytjet e janarit 2025. Sipas të dhënave të Bashkisë, nga 431 familje të evidentuara me dëme, 54 ishin dëmshpërblyer më herët, ndërsa me këtë fond përfundon kompensimi financiar për të gjithë përfituesit.

Këshilltarët miratuan gjithashtu një fond prej 10.2 milionë lekësh për familjet që pësuan dëme nga përmbytjet e muajve shtator dhe nëntor 2025. Përmbytjet e shtatorit prekën disa zona të qytetit dhe u shoqëruan edhe me humbjen e jetës së 43-vjeçarit Bardhyl Kaloshi, i cili ra në kontakt me energjinë elektrike nga një shtyllë ndriçimi publik.

Në fushën e rindërtimit, u miratuan ndryshime në listat e përfituesve të granteve, përditësime për familjet që përfitojnë banesa ose grant rindërtimi, si dhe lista të reja për pallate të dëmtuara në rrugët “Stefan Dhima”, “Hysen Myshketa”, “David Selenica”, “Ramadan Veliu”, “Aleks Komneni” dhe në njësinë administrative Sukth. Këshilli miratoi gjithashtu ndryshime për familjet që do të transferohen në zonat e reja të zhvillimit, në kuadër të programit të rindërtimit.

Gjatë mbledhjes u miratuan edhe ndryshime në listën e familjeve përfituese të bonusit të strehimit për vitin 2026, si dhe u përditësua vendimi për shpronësimin e pronave private që preken nga projekti rrugor “Lidhja e Currilave me rrugën A. Goga”.

Vendimet e miratuara hapin rrugën për vijimin e pagesave ndaj familjeve përfituese, përditësimin e listave të rindërtimit dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore në Bashkinë e Durrësit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...