ADN-ja zbulon gjurmë të reja në Sindonën e Torinos, mbi qefinin e shenjtë

Date:

Share post:

Një studim i ri mbi gjurmët e ADN-së të ruajtura në Sindonën e Torinos ka zbuluar një mozaik kompleks të materialit gjenetik të grumbulluar gjatë shekujve, duke ofruar të dhëna të reja mbi historinë e kësaj relike të famshme, por pa i dhënë fund debatit mbi origjinën e saj.

Studiuesit analizuan me teknologji moderne mostra të marra në vitin 1978 nga pëlhura prej liri që, sipas traditës së krishterë, u përdor për të mbështjellë trupin e Jezu Krishtit pas kryqëzimit dhe që sot ruhet në Katedralen e Torinos, në Itali.

Analiza identifikoi ADN nga njerëz të ndryshëm, si edhe gjurmë bakteresh, kërpudhash, bimësh dhe kafshësh, duke treguar se pëlhura është kontaminuar vazhdimisht nga mjedisi dhe nga njerëzit që e kanë prekur ose studiuar ndër shekuj. Midis tyre u gjetën specie të kultivuara si gruri, karota dhe misri, kafshë shtëpiake si lopët, derrat, qentë e macet, si edhe mikroorganizma tipikë të lëkurës së njeriut.

Sa i përket ADN-së njerëzore, studiuesit identifikuan disa linja mitokondriale të zakonshme në Euroazinë Perëndimore dhe Lindjen e Mesme. Një pjesë e rëndësishme e gjurmëve rezultoi t’i përkiste edhe njërit prej studiuesve që mori mostrat në vitin 1978, çka tregon se kontaminimi modern është i pashmangshëm. Për këtë arsye, autorët theksojnë se është e pamundur të izolohet ADN-ja origjinale e pëlhurës ose të përcaktohet se kujt i përkasin gjurmët më të hershme.

Sindona e Torinos, me përmasa rreth 4.4 metra e gjatë dhe 1.1 metër e gjerë, mbetet një nga objektet më të studiuara në botë. Në të dallohet imazhi i një burri me plagë që shumë besimtarë i lidhin me rrëfimin biblik të kryqëzimit të Jezusit. Megjithatë, origjina dhe mosha e saj vazhdojnë të jenë objekt kërkimesh dhe debatesh shkencore e fetare. Ky studim shton njohuritë mbi historinë biologjike të pëlhurës, por nuk provon nëse ajo është apo jo qefini i Jezu Krishtit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...