VIDEO/ Sherri degjeneron në Poliklinikën e Shkodrës, 32-vjeçari rrihet dhe më pas goditet me thikë nga i riu

Date:

Share post:

Sherr dhe panik. Pamjet në videon më poshtë tregojnë momentet e dhunshme të ndodhura paraditen e sotme në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës, ku një 32-vjeçar, Vildan K. u sulmua nga babë e bir.

Siç duket dhe nga pamjet, 18-vjeçari dhe i ati fillimisht e goditën disa herë me grushte 32-vjeçarin. Më pas, e rrëzuan në tokë dhe i riu nxori një thikë nga xhepi i pantallonave dhe e goditi, duke i shkaktuar plagë.

I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, më vonë Policia vuri në pranga 18-vjeçarin dhe të atin. Ata akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...

Tragjedia në Elbasan/ Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh...