Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Date:

Share post:

Sipas burimeve, janë ndaluar B. Çela, A.Kastrati, H. Noku dhe L.Haso, por ende nuk dihen rrethanat pse kanë ndodhur të shtënat apo tentativa për t’i shpëtuar policisë. Mjeti lundrues i është nënshtruar kontrollit nga forca të shumta policie, por ende nuk dihet se çfarë është gjetur.

Katër persona kanë qenë në jahtin në Palasë prej të cilit erdhën të shtëna mbrëmjen e së dielës, bëjnë me dije burime nga policia.

Mjeti lundrues i është nënshtruar kontrollit nga forca të shumta policie, por ende nuk dihet se çfarë është gjetur.

Jahti u ndalua pas një operacioni që zgjati rreth dy orë dhe u shoqërua në kalatat e Portopalermos, bashkë me personat që ndodheshin në bord. 

Menjëherë pas denoncimit për ngjarjen rreth orës 21:00, Policia Kufitare, Delta Force dhe FNSH nisën operacionin për kapjen e mjetit lundrues. Burime bëjnë me dije se gjatë ndjekjes, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, tentuan të afroheshin në breg me gomone për t’i ikur policisë. Por, pasi konstatuan praninë e efektivëve në tokë, ata u kthyen sërish drejt jahtit.

Sipas të njëjtave burime, në përpjekje për t’iu shmangur autoriteteve, jahti fiku dritat dhe vijoi lëvizjen në det. 

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Reagon Policia e Shtetit për gjetjet nga kontrolli në jahtin që qëlloi me armë në det

Policia e Shtetit ka reaguar pas alarmit të ngritur mbrëmjen e së dielës për të shtëna të dyshuara...

UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore, përplasje e re për planin e privatizimit të Kupës së Botës

Më herët UEFA përshëndeti tërheqjen e FIFA-s nga plani, duke thënë se është koha për reformimin e institucionit,...

Prej 6 ditësh në flakë, zjarri në Librazhd ende jashtë kontrollit

Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të jetë aktiv prej gjashtë ditësh në zonën pyjore të fshatit...

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...