GJKKO dënon grupin e trafikantëve të emigrantëve, me 155 vite burg

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 28 persona të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që organizonte kalimin e paligjshëm të emigrantëve drejt vendeve të ndryshme të botës.

Me vendimin e dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga Erjon Bani, Irena Gjoka dhe Atalanda Zeqiraj, të dënuarit morën në total rreth 155 vite burg.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), grupi kriminal organizonte kalimin e paligjshëm të emigrantëve kundrejt pagesave që arrinin në mijëra euro, duke përdorur skema të mirëorganizuara dhe dokumente të falsifikuara.

Të pandehurit u shpallën fajtorë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si edhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Mes të dënuarve janë: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Amarildo Luca, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla dhe Perlat Canaj.

Ylli Brahimaj

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...