Palasë/Arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Date:

Share post:

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Palasë, ku forca të shumta të Policisë së Vlorës kanë rrethuar një vilë.

Mësohet se gjatë operacionit është arrestuar Renardo Nallbani, person i shpallur në kërkim nga SPAK që prej vitit 2024 për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ky arrestim vjen teksa “kokat” e inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto shijojnë arratinë.

Nallbani akuzohet për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi dinamikën e operacionit, personat e tjerë që mund të kenë qenë në vilë apo nëse gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar sende me interes për hetimin.

Pritet që autoritetet të japin informacion zyrtar mbi operacionin dhe procedurat që do të ndiqen pas arrestimit të Nallbanit.

Kush është Renardo Nallbani?

Renardo Nallbani është një nga të pandehurit në dosjen e SPAK për koncesionin e inceneratorit të Tiranës, një procedim që përfshin 12 persona dhe dy shoqëri tregtare.

Sipas materialit të SPAK, Nallbani akuzohet për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Krahas Renardo Nallbanit, SPAK ka dërguar për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Dashamir Ymerajn, Arjola Kodrën, Denisa Tollkuçin, Elton Buallin, Endrit Habilajn, Ilir Dedjën, Giuseppe Ciaffaglione, Marc Richard Lappat dhe Michael Peter Druijts.

Për gjykim janë dërguar gjithashtu personat juridikë “Integrated Energy BV SPV” dhe “Integrated Technology Services”.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...