Tentativë për vrasje në Divjakë, 22-vjeçari kthehet në lokal me pistoletë me silenciator

Date:

Share post:

Një konflikt me sende të forta në një lokal në Divjakë ka rrezikuar të përshkallëzohej në një ngjarje më të rëndë, pasi një prej personave të përfshirë dyshohet se është rikthyer disa orë më vonë i armatosur me pistoletë me silenciator.

Ngjarja nisi pas një konflikti në lokalin në pronësi të Zeni Kules, 50 vjeç. Policia u njoftua për përplasjen me sende të forta mes Orgito Lamkës, 22 vjeç, dhe Shahin Xhepexhiut, 51 vjeç.

Të dy u gjetën të dëmtuar nga policia dhe, pasi morën ndihmë mjekësore dhe dhanë deklarimet në komisariat, u larguan drejt banesave të tyre.

Por disa orë më vonë, policia mori informacion se Orgito Lamka ishte rikthyer në lokal i armatosur me një pistoletë me silenciator, dyshohet me qëllim vrasjen e Shahin Xhepexhiut.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë bëri të mundur parandalimin e ngjarjes. Sipas policisë, Lamkës iu gjet një pistoletë me silenciator, me fishek në fole dhe gati për qitje.

Në vijim të operacionit u arrestuan Orgito Lamka, 22 vjeç; Kevin Sota, 45 vjeç; Serxhio Duda, 28 vjeç; Santiago Alla, 30 vjeç; Zeni Kule, 50 vjeç; dhe Shahin Xhepexhiu, 51 vjeç.

Sipas policisë, Orgito Lamka ka precedent penal për prodhim dhe shitje narkotikësh në Shqipëri dhe Belgjikë. Ndërkohë, Kevin Sotës, gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet një tjetër pistoletë.

Serxhio Duda dyshohet se drejtonte automjetin me të cilin Lamka ishte rikthyer në lokal disa orë pas konfliktit, ndërsa Santiago Alla dyshohet se ka tentuar të largojë armën e zjarrit nga automjeti i Kevin Sotës.

Në pranga ka përfunduar edhe pronari i lokalit, Zeni Kule, për moskallëzim krimi. Po për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe Shahin Xhepexhiu, pasi, sipas policisë, gjatë hetimit nuk ka treguar të vërtetën në lidhje me konfliktin.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, katër automjete dhe gjashtë telefona celularë. Armët do t’i nënshtrohen ekspertimit përkatës.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...